Lojtarët e klubeve më të mira evropiane, që sigurisht fitojnë shumë të holla, janë gjithnjë e më shumë në shënjestër të hajdutëve. Së fundit “viktimë” e një akti të tillë është kroati me fanellën e Lazios, Tomo Bashiç, i cili u grabit në mes të ditës.
Rreth orës 2 të pasditës, Bashiç ishte duke ecur drejt makinës së tij, pas drekës në një restorant në Romë, kur një burrë me helmetë motori iu afrua dhe drejtoi pistoletën, duke e detyroi ti jepte atij orën e tij të çmuar. Dukej se Bashiç po ndiqej pasi motoçikleta me të cilën ai u arratis ishte pa targa.
Kroatit i është marë ora “Rolex Daytona”, vlera e së cilës në varësi të modelit, është mes 40 mijë deri në 100 mijë dollarë.
Së fundmi, sulme të tilla ndaj lojtarëve të Serisë A janë bërë më të shpeshta dhe vetëm pak javë më parë, hajdutët sulmuan mbrojtësin e Mançester Sitit, Kansello, i cili mori edhe lëndime në fytyrë.








