Bashkëshortja e Mesit preferon Barcelonën para Parisit

Lionel Mesi e ka gjetur veten në udhëkryq për të ardhmen e tij. Familja e tij nuk po ambientohet dot me jetën në Paris. Superylli argjentinas iu bashkua Paris Sen Zhermenit nga Barcelona verën e kaluar, por gjërat nuk kanë shkuar plotësisht sipas planit.

Mesi e ka gjetur rrjetën vetëm një herë deri më tani në Ligue 1 këtë sezon dhe nuk ka arritur të përsërisë formën e tij të Barçës në kryeqytetin francez.

Megjithatë raportet e reja thonë se është jashtë fushës ku gjërat janë më të vështira për 34-vjeçarin për momentin me familjen e tij që thuhet se nuk është ambientuar në Paris.

Pretendohet se bashkëshortja e Messit, Antonela Rokuzo nuk po e shijon jetën në Francë, madje i ka thënë bashkëshortit se do të preferonte të rikthehej në Barcelonë.

LEXO EDHE:

Back to top button