U dëbua nga Australia, Vuçiç: Gjokoviç mund të kthehet në Serbi me kokën lart

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas dëbimit të sportistit Novak Gjokoviç nga Australia.

Vuçiç në një prononcim për mediat ka bërë me dije se pas shpalljes së dekretit të dëbimit të kampionit nga Australia, ka komunikuar me tenistin dhe i ka thënë se të gjithë e presin në Serbi.

Kreu i shtetit serb është shprehur se Gjokoviç mund të kthehet në vendin e tij me kokën lart.

“Ata që mendojnë se kanë afirmuar parime, kanë treguar se nuk kanë parime.  Ata e keqtrajtuan një tenist për dhjetë ditë dhe më pas morën një vendim që e dinin që në ditën e parë“, ka thënë ndër të tjera Vuçiç.

LEXO EDHE:

Back to top button