Atletik Bilbao ka bërë befasinë, duke arritur të eliminojë Real Madridin nga Kupa e Mbretit.
Vendasit triumfuan me rezultat 1 – 0, me golin e shënuar në fundin e takimit. Ndeshja ishte e baraspeshuar, me mysafirët që dominuan pjesën më të madhe të ndeshjes. “Los Blancos” rrezikuan gjatë tërë kohës, por nuk i konkretizuan rastet.
Ishte fundi i takimit dhe kur mendohej që ndeshja do shkonte në vazhdime, atë kohë Aleks Berenguer pranoi një top të shkëlqyer nga Dani Garsia dhe në mënyrë fenomenale e konkretizoi duke e dërguar në rrjetë (89′).
Pas eiminimit të Barcelonës, Bilbao arrin të ndalojë Realin dhe t’i ‘hakmerret’ për finalen e humbur të Superkupës së Spanjës. Në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit, Atletik Bilbao do të jetë së bashku me Betisin, Rajo Valejkanon dhe Vaelncia-n.








