Finalja e Kupës së Afrikës vë përball Sadio Mane dhe Mohamed Sallah

Ka përfunduar ndeshja mes Kombëtares së Kamerunit dhe asaj të Egjiptit, ku u nevojitën penalltitë për ta vendosur finalistin e fundit të Kupës së Afrikës.

Pas plotë 120’ minutave lojë të zhvilluara, me ndihmën e penalltive Egjipti vazhdon drejt finales së Kupës së Afrikës, ku sot e eliminoi Kamerunin me rezultat 3:1. Penalltitë për Egjiptin i konkretizuan me gol Zizo, Abdelmonem dhe Lasheen, kurse për Kamerunin i vetmi që shënoi ishte Aboubakar, kurse Moukoudi, Lea dhe N’Jie dështuan të konkretizojnë me gol nga pika e bardhë.

Tani, Egjipti në finale do të përballet me Kombëtaren e Senegalit, ku ky takim vë përballë dyshen e Liverpulit Sadio Mane dhe Mohamed Salah.

Finalja e Kupës së Afrikës do të zhvillohet më 6 shkurt, me fillim nga ora 20:00.

LEXO EDHE:

Back to top button