Blazhevska: Kërkojmë një zgjidhje, Metalurgu nuk do të shuhet

Klubi i Hendbollit “Metalurg” ditë më parë, nga Komiteti Ekzekutiv i EHF-së, u ndëshkua me pezullim nga garat evropiane, i cili u pasua me një tronditje të re, pezullim nga garat në hendbollit në Maqedoni.

Kryetarja e skuadrës nga “Autokomanda”, Zorica Blazhevska, në një konferencë për media e ka konfirmuar pezullimin që e ka marrë Metalurgu, për shkak të borxheve të papaguara, por ajo beson në dalje nga kriza dhe mbështetjen nga EHF.

 

“I jemi drejtuar EHF-së dhe do të kërkoj takim me RFM-në. Unë jam duke luftuar vazhdimisht me ndërtimin e ekipt. Kërkesa ime do të jetë gjetja e një zgjidhjeje të përbashkët 15 ditë përpara së të shfrytëzojmë vauçerin sportive. Do të kërkojmë që tre turnetë e përjashtimit nga Superliga të shtyhen dhe të luhen në fund të muajit. Kam biseduar me avokatin e Kastratoviqit, por nuk kam marrë përgjigje pozitive. Nuk dua të mendoj për një skenar të zi. Metalurgu nuk do të shuhet edhe nëse përjashtohet nga liga, por do të vazhdojë të funksionojë dhe mund të duhet të luajë në Ligën e Parë”, tha Blazhevska.

 

 

Ajo potencoi se të gjithë duhet ta marrin atë që kanë bërë dhe kundërshtoi vendimin e trajnerit malazez Zoran Kastratoviq.

“Po e kontestojmë vendimin e Kastratoviqit. Ai ka qenë trajner i Metalurgut dhe ka kërkuar që t’i paguhen paratë deri në fund të kontratës. Ato para janë të pafituara, atë që ka bërë sezonin e kaluar dhe këtë sezon e kemi pranuar, por unë i kontestoj shtatë pagat e tjera”, tha presidentja e Metalurgut.

LEXO EDHE:

Back to top button