Argjentinë, 17 të vdekur pasi konsuamuan drogë të përzier me një substancë të panjohur

Të paktën 17 persona kanë vdekur dhe 56 të tjerë janë shtruar në spital në Argjentinë pasi kanë konsumuar drogë të përzier me një substancë tjetër.

Helmimi i personave pas konsumimit të kokainës me një substancë tjetër ka ndodhur në qytetet Hurlingham, Tres de Febrero dhe San Martin, në provincën e Buenos Aires.

Prokurori i shtetit të San Martin, Marcelo Lapargo, u tha gazetarëve se ekzistonte mundësia që substanca të ishte përzier qëllimisht me drogë dhe se kjo mund të jetë bërë për shkak të përplasjes midis bandave.

Ministri i Sigurisë së Buenos Aires, Sergio Berni, tha se dhjetë persona u arrestuan gjatë bastisjes në Puerto 8, një nga lagjet e varfra të Tres de Febrera, dhe se u sekuestruan shumë pako me kokainë të ngjashme me atë të përzier me një substancë tjetër.

Berni ka deklaruar se personat që kanë blerë këtë lloj kokaine në 24 orët e fundit duhet ta asgjësojnë, duke shtuar se mostrat janë dërguar për analiza në La Plata, kryeqyteti i provincës së Buenos Aires.
Ende nuk dihet se cila substancë është përzier me drogën dhe shprehet frika se në periudhën e ardhshme numri i viktimave nga konsumimi i kësaj droge mund të rritet./AA/

LEXO EDHE:

Back to top button