Broja, bëhet futbollisti më efikas te Sautemptoni

Skuadra e Sautemptonit ka arritur të mposhtë skuadrën e Brentfordit me rezultat të thellë 4-1, në duelin e xhiros së 20-të në Premier Ligë.

Një nga katër golat e shënuar të Sautemptonit u shënuar nga sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja. Ky i fundit, arriti të realizonte golin e tretë duke shënuar në minutën e 49-të, kur mori një top nga Romeu nga mesi i fushës për të shkuar deri tek afërsia e zonës së portierit duke e konkretizuar në gol.

Me golin e sotëm të shënuar, asnjë lojtar tani nuk ka realizuar më shumë gola për Southamptonin – se sa Broja. Sulmuesi shqiptar realizoi golin e pestë për klubin në Premierligë këtë sezon, duke qëndruar në nivel me mesfushorin Xhejms Uard-Prouse.

Ky padyshim është një sukses i jashtëzakonshëm për të riun shqiptar, i cili po kalon në një formë superiore si i huazuar tek Sautemptoni nga Çellsi dhe me siguri nga vera e ardhshme klubi londinez nuk do t’i duhet të mendojë shumë për ta mbajtur më në skuadër apo jo.

LEXO EDHE:

Back to top button