Bruklini mundi Çikagon, Sakramento “shkel” Lejkersin

Skuadra e Bruklin Nets mundi Çikago Bullsin me rezultat 138-112, në derbin e Konferencës së Lindjes. Kevin Durant drejtoi Bruklinin me 27 pikë dhe 9 asistime, i ndihmuar nga Xhejms Harden me 25 pikë dhe 16 asiste. Në radhët e Çikagos, u dallua Zek LaVine me 22 pikë, ndërsa DeMar DeRozan shënoi vetëm 19 pikë. Bruklin Nets në takimin e radhës do të presin Oklahoma Sitin, ndërsa Çikago Bulls do të përballet me Golden Stejtin.

Në ndeshjet e tjera, Bostoni mundi Indianën me rezultat 119-100, ndërsa Los Anxelos Lejkers regjistroi disfatën e dytë radhazi, pasi që u mund nga Sakaramento Kings me rezultat 125 -116.

Befason Nju Jorku, që mund Dallasin me rezultat bindës 108-85, ndërsa Klivlendi ishte më i mirë se Juta Xhaz, duke shënuar fitore e rezultat 111-91.

 

Rezultatet:

 

Indiana 100 – 119 Boston

Filadelfia 98 – 109 Sharlot

Uashington 112 – 106 Orlando

Atlanta 91 – 115 Maiami

NJu Jork 108 – 85 Dallas

San Antonio 124 – 128 Hjuston

Juta Xhaz 91 – 111 Klivlend

Sakramento 125 – 116 Los Anxhelos

LEXO EDHE:

Back to top button