Sançez:  Jam një luan në kafaz, e përbindësh në terren

Skuadra e Interit arkëtoi Superkupën e Italisë, duke mundur Juventus me rezultatin 2-1, në minutën e fundit të shtesave. Aleksis Sançez ishte njëriu i ndeshjes, pasi ai shënoi golin e fitores në minutën e 121-të.

Inter Milan’s Alexis Sanchez celebrates scoring his side’s second goal during a Serie A soccer match between Inter Milan and Cagliari at the San Siro stadium in Milan, Italy, Sunday, Dec.12, 2021. (AP Photo/Luca Bruno)

“Kampionët bëjnë gjëra që të tjerët nuk i bëjnë, sa më shumë kampionë të luajnë aq më mirë është. Sot isha i uritur për fitore, shpresoja shumë që të luaja pas Lazios dhe e bëra. Unë jam si një luan në kafaz, po më mbajte mbyllur nuk kam mundësi të bëj gjë, por nëse më liron, unë jam një përbindësh në fushën e lojës. Kam nevoj të luaj më shumë, jam shumë mirë tek Inter dhe dua të jap shumë për këtë ekip”, tha mes tjerash kiliani për “Sportmediaset”.

LEXO EDHE:

Back to top button