Çavi, dritë jeshile për shitje e 3 futbollistëve titullar

Çavi Hernandez ka humbur durimin me skuadrën e tij, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.  Barcelona u mposht për herë të dytë këtë sezon nga Bajern Munihu, për të humbur kështu kualifikimin tutje në atë kompeticion. Trajneri spanjoll, Çavi Hernandez, e sheh tashmë të pamundur të vazhdohet me këtë fond lojtarësh dhe qysh në janar do të nis revolucioni.

Sipas raportimeve të fundit nga Spanja, Çavi ka dhënë dritën e gjelbër për shitjen e emrave si Ter Stegen, Frenkie de Jong e Serzhinjo Dest.

Ai thuhet t’iu ketë thënë disa lojtarëve se “nuk e kuptoni se çfarë do të thotë të luash për Barcelonën”, pas humbjes në mes-javë. Bordi i Barcelonës thuhet se do të kërkojnë rreth 30 milionë euro për kartonin e Dest, derisa për dy të tjerët nuk ka akoma ndonjë shifër. 

LEXO EDHE:

Back to top button