Çellsi dërgon ofertën e parë për Frenki de Jongun

Skuadra e Çellsit i është futur seriozisht garës për Frenkie de Jong. Mesfushori holandez, duket se nuk po gjen veten më së miri te skuadra e Barcelonës, nën urdhrat e Çavi Hernandez.

Frenkie është përballur me disa kritika së fundmi dhe emri i tij është lidhur me një largim të mundshëm nga Barcelona, edhe pas krizës ekonomike.

‘Mail’ raporton se Çellsi ka bërë ofertën e parë për mesfushorin holandez dhe ‘Blutë’ thuhet t’i kenë ofruar Barcelonës 33 milionë funte për kartonin e lojtarit. Ndërkohë në këtë garë është future edhe Bajern Munihu.

LEXO EDHE:

Back to top button