VMRO: Qeveria Kovaçevski është propozuar nga Zoran Zaevi

VMRO-DPMNE, për programin dhe përbërjen qeveritare të propozuar nga mandatari Dimitar Kovaçevski dhe që pritet të zgjedhet sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut tha se këtë qeveri e ka përgatitur Zaevi, pasi janë të njëjtët ministra që rrënuan ekonominë dhe shtuan krimin.

“Legjitimiteti i Qeverisë së Kovaçevskit që në fillim është i humbur. Piuni Kovaçevski është instaluar nga ana e mentorit të tij, Zoran Zaev. Ai ishte vendosur edhe në parti si ushtar i Zaevit, i rrethuar me kuadro të vjetra dhe të shpenzuara, kurse shohim se ka qenë i imponuar edhe në Qeveri. Zaev e negocioi, Zaev e formoi, Zaev e aprovoi, kurse piuni Kovaçevski është Qeveri e zaevizmit me tërë vazhdimësinë e krimit, korrupsionit dhe paaftësisë”, qëndron më tej në reagim.

Thonë se kuadrot e njëjta “e rrëzuan shtetin”.

“Nëse shohim se në Qeveri mbeten Spasovski, Nikollovski, Mariçiq, Bytyqi, Boçvarski dhe të gjithë kuadrot e BDI-së, është e qartë se kjo Qeveri do ta fus Maqedoninë në agoni edhe për disa muaj. Këta njerëz janë sinonim i paaftësisë të cilët ishin pjesë e ekipit të krimit të Qeverisë paraprake të zaevizmit”, qëndron në reagim.

Përfundojnë se një Qeveri e tillë nuk ka as ardhmëri dhe duhet të largohet sa më shpejtë.

LEXO EDHE:

Back to top button