Cikaleshi edhe dy vite të tjera te Konyaspori

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Sokol Cikalleshi, ka rinovuar kontratën e tij me skuadrën e Konyasporit deri në vitin 2024. Bomberit shqiptar i skadonte kontrata në fund të sezonit, por klubi turk nuk ka dashur që të humbasë një element me vlera, prandaj i ka ofruar një kontratë të re 2-vjeçare.

 

 

“Jam shumë i lumtur që do të vazhdoj të jem pjesë e një familje të madhe si Konyaspori. Dua të falënderoj presidentin, drejtuesit dhe trajnerin që ndikuan në rinovimin e kontratës. Premtoj se do të luftoj në fushën e blertë. Kemi bërë një sezon të mirë dhe kjo nuk është rastësi.

Jemi një skuadër e bashkuar. Duhet të punojmë shumë dhe jam i sigurtë se do të përfundojmë sezonin në një pozicion shumë të mirë. Kemi një ndeshje të rëndësishme nesër dhe shpresoj që të marrim një rezultat pozitiv”, ka deklaruar sulmuesi shqiptar.

LEXO EDHE:

Back to top button