Covid-19: Danimarka zhgropos miliona nuselala, do të digjen për të shmangur ndotjen

Miliona nuselala të eliminuara muajin e kaluar në Danimarkë, do të zhgroposen vitin tjetër për t’u djegur, pasi në gropat masive ku janë tani, përbëjnë rrezik për ndotjen ambientin.

Danimarka pritet të zhgroposë me milionë nuselala të vrara nga frika se bartnin një variant të ri të koronavirusit.

Qeveria vendosi që miliona gjitarë të vegjël të groposur në masë nëpër gropa në muajt e fundit, të nxirren dhe t’i nënshtrohen djegies pasi rrezikojnë ndotjen e ambientit.

Vendimi do të zbatohet në muajin maj kur besohet se do të jetë ulur shkalla e infektimit prej tyre.

Danimarka ka industrinë më të madhe të gëzofëve në Bashkimin Europian, industri që është goditur rëndë me zbulimin e virusit në fermat e nuselalave në vend.

Qeveria daneze është kritikuar për mënyrë si e ka administruar çështjen.

Gropat e varrimit të nuselalave ndodhen në një zonë ushtarake, por në mediet lokale kanë nisur të qarkullojnë lajmet se groposja e tyre po shkakton gazra azoti dhe fosfori.

Edhe banorët po ankohen për ndotjen pasi gropat ndodhen afër një liqeni që përdoret për plazh apo afër një burimi uji të pijshëm.

Danimarka eliminoi mbi 15 milionë nuselala muajin e kaluar, me arsyen se ato transmetonin një variant të ri të koronavirusit që mund të mos luftohej me vaksinat që janë në përdorim e sipër.

Shteti skandinav, së bashku me Norvegjinë dhe Finlandën, ka arritur ta mbrojë popullatën e vet më mirë sesa fqinjët e tjerë, edhe pse raporton mbi 1 mijë viktima, kryesisht gjatë valës së dytë të pandemisë.

LEXO EDHE:

Back to top button