" "
Portieri spanjoll David de Gea, kishte një rol të rëndësishëm në fitoren 2-0 të Man. Junajtedit ndaj Brajtonit. De Gea regjistroi ndeshjen e tij të 128-të pa pësuar gol në Premier Ligë, duke barazuar rekordin e një legjende të “Djajve të Kuq”, siç është danezi Peter Shmeihel.
De Gea kreu disa pritje vendimtare, ndër të cilat veçohet reagimi ndaj goditjes me kokë të Jakub Moder gjatë pjesës së parë.
De Gea është vetëm 31-vjeç, kështu që ka mundësi reale për të thyer rekordin e ndeshjeve pa pësuar gol në të gjitha garat të Peter Schmeichelit që është 180 ndeshje nga ato 398 ndeshje në përgjithësi të zhvilluara.








