Dembele, një hap më afër bashkimit me Lionel Mesin

Skuadra e PSZH-së ka arritur marrëveshje verbale me sulmuesin e Barcelonës, Ousmane Dembele. Francezi nuk do rinovojë me katalunasit, derisa ka pranuar t’i bashkohet “parisienëve”.
Sipas “Foot Mercato”, skuadra e PSZH-së ka marrëveshje verbale me lojtarin dhe është duke punuar që të gjejë marrëveshje edhe me Barcelonën për të kompletuar transferimin këtë afat të janarit.
Në rast që në orët e ardhshme, nuk arrihet marrëveshja mes dy klubeve, atëherë francezi do transferohet në “Parkun e Princave” si agjent i lirë.
Ndërkohë, raportimet se Man. Junajtedit që ka ofruar 20 milionë euro për Dembelen, kanë rezultuar të jenë rrejshme.