NP “Ujësjellës dhe Kanalizime” në Strugë paguan mbi 3000 euro qira në muaj!

NP “Ujësjellës dhe Kanalizime” në Strugë paguan mbi 3000 euro qira në muaj!

Gazetar: Miki Trajkovski

Ndërmarrja Publike Ujësjellës dhe Kanalizime Strugë paguan 3170 euro në muaj qira mujore për lokalet ku janë vendosur, shkruan Alsat.

Në seancën e sotme të Këshillit, disa nga këshilltarët opozitarë kërkuan përgjegjësi për këtë, duke thënë se qiraja reale mujore në objektin e banimit është rreth 200-300 euro.

“Ose 28 mijë euro për nëntë muaj. Nëse komuna të paktën kishte pak sens për sipërmarrësi, atëherë vetëm nga qiratë që janë në objektin Fati, do të mundnin për mandat katër vjeçarë të ndërtojnë një objekt ku do vendoseshin një pjesë e mirë e këtyre ndërmarrjeve publike”, ka thënë Nikolla Kukunesh-këshilltar nga VMRO DPMNE.

Përgjegjësit në NP Ujësjellësi thonë se bëhet fjalë për hapësira me qira prej 468 metrash katrorë.

“Bëhet fjalë për një pronarë nga Shqipëria, pronar i gjithë objektit. Gjysma është e një qytetari nga Struga, që nuk do doja ta përmend. Nëse doni pas seancës të vini dhe të shihni. Sa i takon qirasë, bëhet fjalë për marrëveshje që e kam trashëguar. Nuk do të thotë se nuk dua, dhe se nuk bëj përpjekje për ta ndryshuar këtë”, u shpreh Dashmir Nasufi, Drejtor i NP Ujësjellës Kanalizime-Strugë.

Ndryshe, qira të larta paguan edhe Ndërmarrja Publike e Parkingjeve “Eko Struga”. Kohët e fundit opozita akuzoi se për hapësirë prej 65 metrash katrorë paguhen 2000 euro qira në muaj. Bëhet fjalë për të njëjtin objekt ku ndodhet edhe “Ujësjellësi”./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button