E kryer, Dimitrievski zbarkon në “Kamp Nou”

Mediat në Spanjë, janë të bindur se portieri i Rajo Valejkanos, Stole Dimitrievski, do të firmos për Barcelonën. Sipas mediave spanjolle, portieri I Maqedonisë, është përshëndetur me kolegët e tij te skuadra e Rajo Valejkanos dhe nuk ishte në portën e skuadrës spanjolle në dy sfidat e fundit.

Në bazë të këtyre inforamatave dhe burimeve brenda klubit, mediat spekullojnë se është në pyetje vetëm ditët kur Dimitrievski të zbarkojë në “Kamp Nou”. Kujtojmë se Dimitrievski është një ndër faktorët kyç për sezonin e shkëlqyer të Valejkanos, e cila është në vendin e 7-të në La Liga, me vetëm 3 pikë nga Betisi në vendin e tretë.

LEXO EDHE:

Back to top button