Zbulohet fosili i “dragoit të detit”

Një fosil prehistorik i të ‘dragoit të detit’ është zbuluar në Midlands dhe është përshkruar si një nga gjetjet më të mëdha në historinë e paleontologjisë britanike. Fosili, afërsisht 180 milionë vjet i vjetër me një skelet rreth 10 metra të gjatë dhe një kafkë që peshon afërsisht një ton, është më i madhi dhe më i plotë i këtij lloji i gjetur ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar. Ai u zbulua nga Joe Davis gjatë punimeve në Rezervuarin e Natyrës në Rutland. Ichthyosaurët e parë, të cilët quhen dragonj deti u shfaqën për herë të parë rreth 250 milion vjet më parë dhe u zhdukën 90 milion vjet më parë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button