Edon Zhegrova firmos me kampionin e Francës

Edon Zhegrova kompletoi transferimin e tij tek kampioni aktual francez, skuadrws sw Lillws. Ylli kosovar ka nënshkruar kontratë afatagjate me klubin francez, duke firmosur deri në vitin 2026.

“I lumtur dhe krenar që iu bashkova Lilles, le të fillojë ky rrugëtim!”, shkroi sulmuesi kosovar.

Ka mjaftuar ky postim i tij dhe shumë futbollistë të tjerë shqiptarë e kanë uruar atë për këtë lëvizje.

Vëllau i Granitit, Taulant Xhaka i ka uruar suksese Edonit, duke i komentuar: “Suksese babik, edhe ishalla të shkon sa ma mirë”.

Urime ka marrë edhe nga të tillë si Rrahmani, Fazliji, Arbër Zeneli, Kololli, Herolind Shala e të tjerë.

 

LEXO EDHE:

Back to top button