Përballja SHBA-Rusi: Çfarë duhet të presim në 2022?

Nga Dimitar Bechev, Aljazeera

Këto ditë duket sikur jemi kthyer në kohën e liderit sovjetik Leonid Brezhnev. Duke skanuar kanalet televizive kombëtare të Rusisë, duket sikur jemi kthyer në vitet 1970. Retorika nxitëse e luftës është rikthyer dhe po kështu kritika kryesore ndaj Perëndimit.

Në 30-vjetorin e shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, populli rus ushqehet me një dietë të shëndetshme nostalgjie për ditët e mira të rendit dhe stabilitetit shoqëror. Kthimi në të kaluarën duket se është edhe politika e jashtme të Moskës. Samiti SHBA-Rusi po cilësohet si një tipar i rregullt i marrëdhënieve, një rikthim në kulmin e Luftës së Ftohtë.

Më 30 dhjetor, presidenti amerikan Joe Biden dhe ai rus Vladimir Putin zhvilluan një telefonatë për të diskutuar tensionet rreth Ukrainës. Thuhet se secili prej tyre kishte paralajmëruar palën tjetër, por në përgjithësi toni ishte “konstruktiv”, raporton abcnews.al

Shkëmbimi erdhi pas një takimi midis dy liderëve nëpërmjet një telefonatë më 7 dhjetor për të diskutuar një sërë çështjesh, përfshirë Ukrainën. Gjashtë muaj më parë ata zhvilluan një samit ballë për ballë në Gjenevë, i cili rezultoi me kthimin e ambasadorëve të SHBA-së dhe Rusisë në kryeqytetet përkatëse.

Komunikimi është intensifikuar edhe në nivele të ndryshme qeveritare. Në fillim të nëntorit, William Burns, drejtor i CIA-s dhe ish-ambasador në Rusi, udhëtoi për në Moskë, ku u takua me Putinin, sekretarin e Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolai Patrushev dhe shefin e Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme Ruse, Sergei Naryshkin për të diskutuar tensionet me Ukrainën.

LEXO EDHE:

Back to top button