Enis Bardhi dërgon kërkesë për largim nga Levante

Duket se largimi i Enis Bardhi nga Levante do të realizohet në merkaton e janarit. Sipas mediave nga Spanja, mesfushori shqiptarë ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që të jetë në listën e transferimive në merkaton e dimrit, ndërsa skuadra nga Valencia, tani ka rastin e fundit që të përfitojë nga shitja e mesfushorit shqiptarë, pasi që në verë skadon kontrata e Bardhit me Levantën.

Ditë më parë, u raportua se skuadra e Milanit ka gati 5 mln euro për blerjen e Bardhit në merkaton e janarit, mrëpo Levante ka kërkuar 9 mln euro.

Ndërkohë në këtë garë është kyçur edhe Betisi, Torino dhe Olimpik Marseja. Javën e kaluar u raportua se edhe Fulhami është duke përcjell situatën e Enis Bardhit.

LEXO EDHE:

Back to top button