Enis Bardhi dhe Shkodran Mustafi, me trajner të ri

Skuadra e Levantes, aty luajnë Enis Bardhi dhe Shkodran Mustafi, ka vendosur që të largojë trajnerin e deritanishëm Havier Pereira. Ky i fundit ishte në stolin e skuadrës spanjolle për 45 ditë dhe nuk arriti që të ndryshojë asgjë nga situata e vështirë në të cilën gjendet Levante.

Kjo e fundit nuk njeh fitoren në 23 ndeshje radhazi dhe vazhdimisht vendos rekorde negative. Aktualisht, trajneri i ekipit Levante B, Alesio Lisci, do të drejtojë skuadrën spanjolle, ndërsa vendimi për trajnerin e ri, do të merret në ditët në vijim.

Sfida e radhës e Levantes është më 5 dhjetor, kundër skuadrës së Osasunës.

LEXO EDHE:

Back to top button