Esktrom, befasia më e madhe e etapës së 8-të

Matias Ekstrom, është befasia e etapës së 8-të në relin “Dakar 2022”, e cila u zhvillua nga Al Daadimi e deri më Vadi Ad Davasir. Me këtë rast, pilotët e skuadrës së “Audi”, arritën që të ndalën në dy vendet e para, pasi që menjëherë pas suedezit Esktrom, me vonesë prej 49 sekondave erdhi Stefan Peterhansel.

Dyshja e skuadrës gjermane, dominoi konkurencën, duke lënë në vendin e tretë Sebastian Loebin dhe Karlos Saincin në vendin e katërt. Ky i fundit ka vështirësi në “Dakar 2022”, pasi që është në vendin e 18-të në renditjen e përgjithshme, e cila drejtohet nga Naser Al Atijah.

Ndërkohë në konkurencën e motoçikletave, më i shpejtë ishte Sem Sanderlend, i cili zgjëroi epërsinë në renditjen e përgjithshme. Në vendin e dytë të etapës së tetë u ndal Pablo Kuantanilja, para Matias Voknerit në vendin e tretë.

LEXO EDHE:

Back to top button