Borisov: Mbledhja e Këshilit Këshilldhënës ishte e panevojshme

Ish-kryeministri i Bullgarisë dhe lideri i partisë GERB, Bojko Borisov, ka komentuar sot mbledhjen e djeshme të Këshillit Këshillëdhënës për Siguri Kombëtare. Sipas tij, kjo mbledhje ka qenë e panevojshme, por megjithatë sipas tij presidenti Rumen Radev ka pamundësuar çdo hapësirë manovrimi për kryeministrin Kiril Petkov, përcjell “Trud”.

“Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Republikën e Maqedonisë së Veriut është aq precize dhe e qartë në çdo fushë që thjeshtë patjetër të implementohet nga të dyja palët. Mbledhja e Këshillit Këshillëdhënës për Siguri kombëtare ishte e panevojshme, vetëm se tregoi kaosin total në të cilin ndodhet shteti. Mbrëmë presidenti Radev i shkurtoi hapësirën e manovrimit kryeministrit Kiril Petkov”, tha Borisov.

LEXO EDHE:

Back to top button