VIDEO/ Talenti turk shuhet në një aksident rrugor

Ahmet Çalik, mbrojtësi i skuadrës turke të Süper Lig, Koniaspor, humbi jetën në një aksident automobilistik.

“Ne jemi në pikëllim të thellë që kemi humbur lojtarin tonë Ahmet Çalik, i cili fitoi dashurinë e tifozëve dhe qytetit tonë që nga dita e parë që mbërriti në Koniaspor”, – shkroi klubi në “Tuitter”.

Mbrojtësi 28-vjeçar raportohet se humbi kontrollin e makinës së tij pranë Gölbaşı, në kryeqytetin turk, Ankara. Ai po udhëtonte në drejtim të qytetit të Niğde, raportoi “Anadolu Agency”. Pamjet e mediave lokale treguan makinën e dëmtuar rëndë në anë të rrugës.

LEXO EDHE:

Back to top button