FC Shkupi prezanton përforcimin e parë

Skuadra e FC Shkupit, prezantoi përforcimin e parë në merkaton e janarit, pasi që siguroi transferimin e sulmuesit Azer Omeragiq. Sulmuesi 19 vjeçar vjen nga radhët e Borecit të Velesit, ku ishte në sezonin e fundit. Ndryshe  Azer Omeragiq fimrosi kontratën për një vit e gjysëm.

“Është një përgjegjësi e madhe që të kem mundësi që të luajë për një klub me histori dhe ambicje siç është skuadra e Shkupit. Do të mundohem që të jap më të mirën nga vetja për këtë fanellë. Do të luftojë që të arrijmë qëllimet tona dhe do të kujdesem që të gëzojë tifozët tanë,” ka thënë mes tjerash Omeragiq.

Ndryshe, Azer është pjesë e familjës që ka dhënë shumë për skuadrën nga Çairi, duke filluar nga gjyshi i tij, që ishte një ndër futbollistët e parë tek çairasit, ndërsa tradita vazhdoi me babait e tij, Masar Omeragiq, i cili gjatë kohë ishte pjesë e skuadrës nga Çairi.

LEXO EDHE:

Back to top button