Fiton Barcelona, holandezi De Jong shënon golin e vetëm

" "

Skuadra e Çavi Hernandez shënoi fitore minimale 0:1, kundër një kundërshtari mjaft kompakt (Alavesit). Katalanët kishin iniciativën gjatë gjithë ndeshjes, por duhej pritur deri në momentet e fundit për të parë golin e fitores.

Pas një super-pasimi të Zhordi Alba, Ferran Torres e gjeti vetën në zonën e rreptësisë së Alaves. Ai dha një pasim për Frenki de Jong dhe holandezi me thjeshtësi dërgoi topin në rrjetë. Ky gol vulosi fatin e takimit dhe i dha tri pikë jashtëzakonisht të rëndësishme Barcelonës.

Barcelona tashmë ngritët në pozitën e pestë me 35 pikë, një më pak sesa Atletiko Madrid që ka 36 pikë. Ndërkohë skuadra e Deportivo Alaves mbetet në pozitën e parafundit me vetëm 17 pikë të grumbulluara.

LEXO EDHE:

Back to top button