Fjalët përfundimtare për “Target-Fortesa”, janë përgjuar mbi 20 mijë vetë

Prokuroria kërkoi dënime maksimale për Sasho Mijallkov, Goran Grujevski dhe Nadica Nikoliç, të akuzuar në rastin “Target-Fortesa”. Në fjalët përmbyllëse që zgjatën më shumë se shtatë orë, prokurorët thanë se policia sekrete dhe jo shërbimet e huaja kanë përgjuar ilegalisht në vend.

Në këtë drejtim, megjithëse dënimi maksimal është deri në pesë vjet, megjithatë, duke pasur parasysh pasojat e veprës penale dhe ndikimin që këto pasoja kanë në pasurinë e personave komunikimet e të cilëve janë përgjuar në mënyrë të paligjshme dhe proceset e përgjithshme shoqërore, ne vlerësojmë se nuk ka asnjë pengesë për të akuzuarit Sasho Mijallkov, Goran Grujevski dhe Nadica Nikoliç, si bashkëthemelues të grupit, të dënohen me burgim maksimal për secilin nga veprat penale që ngarkohen – tha Lence Ristovska, prokurore.

Ristovska më tej theksoi se nuk mund ta kuptojë se si DSK-ja e shpërndarë ka përgjuar për kaq shumë kohë, pa frikë se mund të shpërthejë ndonjë skandal, si ato nga e kaluara duke menduar rastit “Veshi i Madh” dhe aferës “Strofulla” nga viti1992 për të cilat nuk ka epilog gjyqësor.

Vallë personat përgjegjës në institucionet e sistemit në DSK konkretisht nuk kanë marrë mësim nga përvojat e kaluara dhe përsëri morën guxim të prekin në jetën private të njerëzve. Vallë fakti që nuk kishte epilog gjyqësor në skandalet e mëparshme të përgjimit është arsyeja pse na ndodhi përgjimi i tretë më i madh për nga madhësia e përgjimit, në të cilën me arrogancë dhe pa kurrfarë konsiderate janë zhvendosur kufijtë e respektimit të të drejtave të të tjerëve – u shpreh Lence Ristovska, prokurore.

Prokuroria shpjegoi saktësisht në shtatë orë të gjitha seancat dëgjimore deri më tani. Është përgjuar në DSK. Janë ndjekur 4286 numra dhe bisedat e mbi 20 mijë qytetarëve janë regjistruar në mënyrë të paligjshme. Pasi të ashtuquajturat “bomba” u publikuan në opinion, sistemi i përgjimit të komunikimeve u shkatërrua. Por prokuroria pretendon se drejtori i atëhershëm i DSK-së Sasho Mijallkov, tani i akuzuar, bisedat i ka përgjuar nga zyra e tij. Agjencia e Sigurisë Kombëtare, e cila u formua pas mbylljes së DSK-së, kërkoi dëmshpërblimi për shkatërrimin e pajisjeve të përgjimit.

ANB mbetet në propozimin për kërkesë ligjore pronësore në vlerë prej 1 milion 418 mijë euro – deklaroi Radica Malevska, Agjencia e Sigurisë Kombëtare.

Në “Tareget – Fortesa” 12 persona akuzohen për përgjimet e paligjshme dhe për shkatërrimin e pajisjeve për përgjim. Përveç Sasho Mijallkov të akuzuar janë edhe agjentët e arratisur Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, ish minisrtra e brendshme Jankullovska dhe tetë persona tjerë të policisë sekrete. Të akuzuarit fjalët përmbyllëse do ti kenë të premten më 19 Shkurt.

Bojan Stojanovski

 

LEXO EDHE:

Back to top button