Krasniqi: Smith s’mund të flasë në emër të popullit

Në konferencën e tretë mbi ecurinë e çështje gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, ish kryeparlamentari i Kosovës Jakup Krasniqi i ka reaguar ashpër prokurorit Jack Smith, duke iu referuar të mos flasë në emër të popullit të Kosovës, meqë ai po përpiqet të dënojë luftën shumëvjeçare të shqiptarëve.

E kish lutur prokurorin nëse ai duhet të flas në emër të dikujt, ose duhet të flasë në emër të krimeve të pretenduara, ai le të bëhet mbrojtës i politikave të krimit dhe gjenocidit që regjimi i Serbisë ka përdorur gjatë kombit tim nga viti 1976-78 të shekujve 19, prandaj në emër të popullit tim, kombit tim, në emër të luftës dhe sakrificave të mëdha të kombit tim, flasim ne përfaqësuesit e tij dhe jo ata që tentojnë ta dënojnë luftën shumëvjeçare të kombit tim e në mënyrë të veçantë luftën e fundit të popullit tim për liri, drejtësi, barazi dhe shtetndërtim, për çka kombi ynë dhe ne vet e kemi fituar mbështetjen ndërkombëtare, e kemi çliruar Kosovën dhe është shtet i pavarur dhe i lirë nga ai regjim – tha Jakup Krasniqi, ish kryeparlamnetar i Kosovës.

Paraprakisht prokurori Jack Smith kërkoi gjykim të shpejtë pasi siç tha ai viktimat po presin drejtësi. Mbrojtja nga ana tjetër kanë thënë se nisja e hetimeve nga ana e mbrojtjes varet dhe nga koha se kur do të dorëzohet dosja paraprake e këtij rasti.

Unë personalisht nuk i shoh hetimet që të mund të fillojnë para prillit dhe mund të them se edhe nëse nuk do ishte fare situata e COVID-it më duhet të them se do ishte e vështirë, megjithatë COVID ka parashtruar vështirësi të mëdha për ne -tha David Huper, Avokat i Hashim Thaçit.

Parashikohet nga ana jonë që ne të fillojmë me pjesën e hetimit nga dy javët e para të majit, megjithatë edhe kjo datë mbështetet fort tek pjesa e nxjerrjes së informacioneve që do vihen në dispozicion nga Prokuroria dhe nga dosja paraprake që do marrim prej tyre -u  shpreh Ben Emmerson, Avokat i Kadri Veseli.

Ish-presidenti i Kosovës, dy ish-kryeparlamentarët dhe ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, përballjen me Gjykatën Speciale e nisën në fillim të muajit nëntor kur edhe u publikuan aktakuzat ndaj tyre, për të cilat u deklaruan të pafajshëm për të gjitha pikat e saj.

Shkëlzen Aqifi

LEXO EDHE:

Back to top button