Bllokimi i 200 faqeve që lidheshin me protestën, Rama i përgjigjet “Democrats European”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me mbylljen ose bllokimin e 200 faqeve në rrjete sociale që lidheshin me protestën.

Këtë herë ai i është përgjigjur “Democrats European Democratic Party” në lidhje me një postim të këtyre të fundit.

Ai i konsideron aludimet të paturpshme, teksa shton se “kjo është një tjetër pikë e ulët”.

“Jo, kjo është një tjetër pikë e ulët. Ajo që e urreva ishte aludimi juaj i paturpshëm vizual, dhe fakti që refuzoni ta trajtoni këtë tregon saktësisht se çfarë lloj demokratësh jeni. Më vjen keq!”, i përgjigjet Rama.

LEXO EDHE:

Back to top button