Ndërprerje e energjisë elektrike në disa zona të Shkupit
Një pjesë e banorëve të Radishanit dhe zonës përreth “Mlin Çarli“ sot do të mbeten pa energji elektrike për shkak të punimeve të planifikuara në rrjetin elektrodistributiv.
Nga EVN Maqedoni njoftojnë se ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:00 deri në 12:30, ndërsa pa energji elektrike do të jenë konsumatorët në rrugën “30“ në Radishan dhe zona përreth “Mlin Çarli“ në Komunën e Butelit.
EVN thekson se ndërprerja është e nevojshme për shkak të zëvendësimit të një shtylle të vjetër prej druri me një shtyllë të re prej betoni.







