Vetëm 62% e nxënësve të vaksinuar kundër fruthit
62% e nxënësve janë të vaksinuar kundër fruthit që nuk është e mjaftueshme pasi që niveli i vaksinimit duhet të jetë 95%. Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, ka paralajmëruar rrezik nga ajo pasi që në Kosovë dhe Bullgari ka rritje të rasteve me fruth dhe u bënë thirrje prindërve që të vaksinojnë fëmijët pasi që në vitet e kaluara në disa shkolla dhe çerdhe është paraqitur epidemi për shkak të mos vaksinimit. Komplikimet e shkaktuara nga fruthi janë: Temperaturë e lartë, diarre dhe dehidrim, infeksion i mushkërive, dobësim i sistemit imunitar.
“Ne paralajmëruam për rrezik nga ajo pasi në Kosovë dhe Bullgari vetëm se ka rritje të numrit të rasteve. Instituti për Shëndet Publik i zbaton të gjitha aktivitetet e domosdsoshme për informimin, megjithatë e dini se veçanërisht në disa zona urbane kemi kundërshtim të fuqishëm të vaksinimit dhe patjetër duhet të shohim në mënyrë më analitike si ta tejkalojmë atë, pasi nuk ka logjikë që në disa zona më pak të zhvilluara të kemi shkallë shumë të lartë të gjithëpërfshirjes, edhe me vaksinën HPV, ndërsa në zonat ku janë më të zhvilluara, ku arsimimi është në shkallë më të lartë, të kemi, shkallë më të ulët të vaksinimit dhe kjo është sfidë të përballemi në mënyrë më analitike.“ – Sasho Klekovski, Ministër i Shëndetësisë. /Alsat.mk








