Shabani: Është formuar Komision për shqyrtimin e përmbajtjes së librit të Gjeografisë

Numri dy në dikasterin e arsimit Arafat Shabani thotë se është formuar komision përkatës për shqyrtimin e përmbajtjes së librit të Gjeografisë për vitin e dytë me përmbajtje fyese ndaj shqiptarëve. Shabani, në emisionin 200 u shpreh i zhgënjyer edhe me arsimtarët dhe prindërit për siç tha mos reagimin me kohë.

Teksti do të tërhiqet por duhet procedurë ligjore, gjashtë anëtarë janë formuar presim anëtarin e shtatë profesorin prej Institutit të Gjeografisë dhe ato bëjnë një lloj revizioni disa ditor, shqyrtonë recenzione dhe japin rekomandime e veta, në bazë të rekomandimeve ministresha do ta tërheq librin. Sigurisht do të tërhiqet nga përdorimi, por a do të zëvendeësohet me ndonjë libër tjetër – deklaroi Arafat Shabani, Zëvendës ministër i Arsimit.

E ish ministri i arsimit Arbër Ademi tha se zgjedhja më e mirë është tërheqja e librit. Ndërsa për mos tërheqjen e ligjit në kohën kur vet e drejtonte Arsimin, Ademi u arsyetua me marrëveshjen mes Greqisë dhe Maqedonisë.

Ishim në momente të marrëveshjes me Greqinë, të gjitha programet mësimore unë si ministër i kam firmosur i kam përcjell për në Greqi, të gjitha tekstet shkollore i kam përcjell tek fqiu ynë jugor, njejtë edhe ata kanë bërë. Dhe nuk kemi dashur aspak të rrezikojmë realizimin e përcaktimeve tona strategjike. “Pa dashur që asnjë veprim i yni të kualifikohet si provokim kemi thënë të gjitha tekstet t’i revidojmë ndërsa këto tekste të cilat i kemi dorëzuar atje të presim një produkt final nga komisionet ndërshtetërore me fqinjët, atëherë edhe në aspetin internal do të jetë lehtë e tejkalueshme – tha Arbër Ademi, ish ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Vjollcë Berisha nga Aleanca për Shqiptarët thotë se në vend se të përkthehen librat në shqip, ata më mirë është të shkruhen nga autorë shqiptarë me qëllim që të mos ketë hapësirë për gabime gjatë përkthimit apo përshtatjes.

Është dashur t’i vihet flaka këtij libri, unë po të isha ministre e do ja kisha vënë flakën demonstrativisht. Pse flakën? Dikush thontë në rrjete sociale nuk digjet libri, libër nuk është grumbullimi i fletave libër e bën dija që ka brenda. Dhe nëse ai informacion që ka brenda është kundër nesh vinja flakën. Unë mendoj se do kishte qenë mirë, tu jepej shtëpive botuese ta bëjnë dorëshkrimin dhe ai mban përgjegjësi, zgjedh redaktorët ë të mirë, me grupe autorësh – u shpreh Vjollcë Berisha, profesoreshë universitare.

Aleanca për Shqiptarët gjatë ditës i ka dërguar letër ministres së arsimit Milla Carovska nga e cila kërkojnë që urgjentisht të tërheqin nga përdorimi Gjeografinë për vitin e dytë. Ky libër që shkaktoi reagime të shumta, është botuar në vitin 2002 ndërsa i njejti është ribotuar 6 herë pa asnjë ndërhyrje.

Vjollca ALiti

LEXO EDHE:

Back to top button