Franca raporton mbi 20 mijë raste të reja me koronavirus

Brenda 24 orëve të fundit Franca ka raportuar mbi 20 mijë raste të reja me COVID-19. Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se kohët e fundit në vend numri i rasteve ditore me COVID-19 varion të jetë rreth 20 mijë ndërsa numri i vdekjeve ditore në 300-400.

Me 20.701 rastet e reja në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 3.427.386. Ndërkohë, me 320 vdekje numri i viktimave ka arritur në 81.448. Më tej thuhet se 1.767 nga 10.079 personat që janë shtruar për trajtim në spital në 7 ditët e fundit, vazhdojnë trajtimin në kujdesin intensiv.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se që nga 27 dhjetori 2020, numri i personave që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 ka arritur në 2.220.762, ndërsa 617.715 pre tyre kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.

LEXO EDHE:

Back to top button