Liria fetare shkakton debat të ashpër mes pushtetit dhe opozitës në Francë

Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin akuzoi lideren e partisë së Unitetit Kombëtar të ekstremit të djathtë, Marie Le Pen se “nuk është mjaftueshëm kundër Islamit”, transmeton Anadolu.

- Advertisment -

Në një program debati në kanalin France 2, ministri Darmanin tha se “Me sa kuptohet jeni të gatshëm për të mos bërë ligje mbi fetë dhe thoni se Islami nuk përbën një problem. Keni shkuar shumë larg. Votuesit tuaj do të përjetojnë zhgënjim”.

Duke pretenduar se “Islami është devijim sektar”, Darmanin tha se “Po tregohem më i ashpër se ju”.

Le Pen e habitur përballë akuzave iu përgjigj ministrit Darmanin se ashtu sikur vepron edhe me fetë e tjera nuk planifikon të sulmojë Islamin. “Jam e lidhur fort me vlerat franceze, dua të ruaj plotësisht lirinë e tubimit dhe atë fetare”, tha Le Pen.

Në median sociale është bërë temë debati që liderja opozitare e ekstremit të djathtë që njihet me kundërshtinë ndaj të huajve dhe Islamit akuzohet në këtë mënyrë nga Darmanin i cili shihet si krahu i djathtë i presidentit, Emmanuel Macron.

 

LEXO EDHE:

Back to top button