Franca regjistron mbi 22 mijë raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar mbi 22 mijë raste të reja me COVID-19. Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se kohët e fundit në vend numri i rasteve ditore me COVID-19 varion të jetë rreth 20 mijë.

Me 22.046 rastet e reja në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 3.605.181. Ndërkohë, me 160 vdekje numri i viktimave ka arritur në 84.306. Në spitale vazhdojnë trajtimin 25.464 persona, prej të cilëve 3.392 në kujdes intensiv.

LEXO EDHE:

Back to top button