Haalandi ka zgjedhur skuadrën e Real Madridit

Sulmuesi norvegjez te Borusia Dortmundi, Erling Haaland, pritet që të largohet nga klubi gjerman gjatë kësaj vere, ku ekziston mundësia e klauzolës së blerjes. Eksperti i transferimeve, Xhianluka di Marzio, ka zbuluar se norvegjezi dëshiron të luajë për “Los Blancos”.

“Haaland, si Mbappe, dëshiron të luajë për Real Madridin. Ai kërkoi nga agjenti që të provojë kalimin te Real Madrid. Nëse jo Real Madrid, atëherë do provojnë klubet si Barcelona, Man. Junajted, Çellsi dhe disa klube të tjera”.

Klauzola e lirimit të Haaland që do aktivizohet në verë, vlen rreth 75 milionë euro.

LEXO EDHE:

Back to top button