Furnizim 24 orë me energji elektrike, shkarkimin e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe nacionalizim të Kompanisë për Distribuimin e Energjisë Elektrike. Këto janë disa nga kërkesat e protestuesve në Kosovë kundër reduktimeve të rrymës, që kanë nisur javë më parë si pasojë e krizës energjetike. Megjithëse ishte paralajmëruar se reduktimet e rrymës nuk do të ishin më shumë se dy orë, protestuesit u ankuan se në disa zona rrymë nuk ka deri në 24 orë rrymë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se për shkak të krizës energjike zgjidhja ka qenë ndërmjet reduktimit të rrymës apo shtrenjtimit të saj. Sipas tij, çmimet e importit janë shtatëfishuar dhe një megavat energji më 21 dhjetor, sipas Kurtit, kushtoi 515 euro. Megjithatë, Kurti tha situata me energjinë është stabilizuar./Alsat.mk
340 1 minute read








