Gazi rus për të gjashtën ditë kthehet mbrapsht

Për të gjashtën ditë me radhë, gazsjellësi Yamal-Evropë, që furnizon me gaz Evropën Perëndimore nga Rusia, po kthen gazin mbrapsht ne Poloni. Të dhënat e operatorit gjerman të rrjetit të furnizimit, Gascade, tregojnë se fluksi i gazit në pikën e matjes së Mallnoë, në kufirin polako-gjerman po shkon në lindje të Polonisë me një vëllim prej 1.2 million kilowatt/orë. Kjo situatë e ka zemëruar presidentin rusi Vlladimir Putin, i cili akuzoi Gjermaninë se po ia shet sërish gazin rus Polonisë dhe Ukrainës, në vend që të lehtësojë tregun me çmime tepër të larta. Ai fajësoi importuesit gjermanë të gazit për kthimin mbrapsht të gazit dhe për çmimet stratosferike. Ministria gjermane e Ekonomisë nuk ka bërë ende asnjë deklaratë lidhur me këto akuza. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button