Hamilton: Gara më e vështirë e këtij sezoni

Luis Hamilton është fitues Garës për Çmimin e Madh të Arabisë Saudite. Në një garë me shumë tensione e aksidente, ku pista u mbyll katër herë gjatë ndeshjes, kampioni aktual kishte përgatitjen e nevojshme psikologjike, për të triumfuar, shkruan lajmi.net Për pjesën më të madhe të garës, kampioni në fuqi ishte në ndjekje të holandezit të “Red Bull”, Maks Verstapen.

Megjithatë, dy gabime dhe veprime të rrezikshme të Verstapenit, e penalizuan këtë të fundit me pikë, derisa më pas Hamilton bëri edhe parakalimin. Pas fitores, Hamilton e cilësoi këtë si një sfidë shumë të vështirë.

“Kam bërë gara për një kohë të gjatë, por ishte tepër e vështirë! U përpoqa të jem sa më i ashpër dhe sa më i ndjeshëm atje, me gjithë përvojën time ndër vite… Sa e vështirë, por ne ngulmuam si ekip”, tha Hamilton.

Pas garës, Maks Verstapen, në lidhje me incidentin me Hamilton potencoi se donte ta lejonte të kalonte, mirëpo Hamilton nuk parakaloi.

“Ishte plot ngjarje, ndodhën shumë gjëra me të cilat nuk jam plotësisht dakord por është ashtu siç është. U ngadalësova shpejtësinë, doja ta lija të kalonte, isha në të djathtë, por ai nuk donte të parakalonte dhe ne u prekëm. Nuk e kuptoj vërtet se çfarë ndodhi atje”, tha Verstapen.

 

Britaniku Luis Hamilton e mbylli garën në pozitën e parë dhe lë të hapur gjithçka për garën e Abu Dabi, ku edhe do të vendoset titulli i kampionit, pasi që të dy pilotët janë tashmë baraz me pikë në renditjen e përgjithshme. Sa i përket renditjes së skuadrave për konstruksion, “Mercedes”-i përforcon pozitën e parë pas garës së fundit.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button