Alimi, operohet me sukses dhe do të pauzojë plot 6 muaj

Njëri ndër përforcimet e merkatos së dimrit te Rabotniçki, Armend Alimi, ka kaluar me sukses operimin e këmbës së majtë. Ai u lëndua në përgatitjet në Antali, ndërsa testimet e detajuara mjekësore treguan se Alimi duhej të nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale për të sanuar lëndimin.
“Të gjithë te skuadra e Rabotniçkit, i dëshirojnë Armend Alimit shërrim të sukseshëm dhe të kthehet sa më shpejt dhe më i fortë në terrenet e futbollit,” thonë nga radhët e “romantikëve”.
Lajmet e parë thonë se për Armend Alimi do të pasojë një proces rehabilitues prej 6 muajve.