Trajneri i Çellsit, Antonio Konte ka nisur punën për të pikasur lojtarët që i shërbejnë më së shumti për të përforcuar organikën te Totenhami. Tekniku italian i ka bërë të ditur drejtuesve të klubit nevojën për të firmosur me një mesfushor duke qenë se preferon më shumë muskuj në këtë repart.
I preferuari i teknikut 52-vjeçar është Frank Kesi i Milanit. Futbollisti është në vitin e fundit të kontratës dhe nuk e ka në plan rinovimin me “kuqezinjtë”, të paktën për momentin.
Ndaj, londinezët janë të gatshëm të nisin bisedimet për një lëvizje në të mundshme verën e ardhshme ndërsa kërkojnë të prijnë garën për 25-vjeçarin. Kjo sepse për Kesi ka shumë pretendentë dhe mes tyre janë klube me mundësi të mëdha ekonomike si PSZH, Man. Junajted apo edhe Arsenali.








