Arbin Zejnullai: Premtojë punë të palodhshme

Skuadra e Rabotniçkit njoftoi transferimin e tretë gjatë këtij afati kalimtarë. Emri i ri në mesin e “romantikëve”, është Arbin Zejnullait, i cili me skuadrën shkupjane ka firmosur kontratë dy vjeçare.

Ish futbollisti i Shkëndijës menjëherë është vënë nën urdhërat e trajnerit Borçe Hristov, ndërsa i njëjti foli për herë të parë si “romantik”.

“Është nder për mua që vijë në një klub me traditë të madhe siç është Rabotniçki. Rikthehem në kampionatin e Maqedonisë, ku i njoh mirë mundësitë dhe shpresoj se do e justfikojë besimin që ma ka dhënë klubi. Premtojë punë të palodhshme dhe shpresoj se së bashku do të arrijmë rezultate të suksesshme” – tha mes tjerash Arbin Zejnullai.

Zejnullai është fëmijë i Shkëndijës, i cili shtatorin e vitit të kaluar pranoi të transferohet te skuadra e Lokomotivës së Zagrebit, mirëpo pasi nuk arriti të rigjejë veten te ky klub, i njëjti vendosi të prishë kontratën parakohe (qershor të vitit 2022) dhe të rikthehet në futbollin vendor, duke nënshkruar me Rabotniçkin, aty ku do të rigjejë Armend Alimin, me të cilin kishin luajtur bashkë te skuadra e Shkëndijës.

LEXO EDHE:

Back to top button