Renova pëson disfatë në miqësoren e parë

Skuadra e Renovës pësoi disfatë në ndeshjen e parë kontrolluese në kuadër të përgatitjeve për sezonin pranveror, pasi që umun nga Ferizaji me 4-1.

Golin e vetëm për Renovën në këtë përballje e realizoi Emran Ramadani pas asistimit të Fisnik Zukës, derisa Florim Berisha, Bleon Shaqiri, Enis Sefa dhe Kenan Orana ishin realizatorët e golave për ekipin e Ferizajit, që këtë edicion synim kryesor e ka rikthimin në elitën e futbollit kosovar.

Kujtojmë FC Ferizaji e mbylli stinorin vjeshtor në pozitën e dytë në Grupin B të Ligës së Parë me 25 pikë, ose një më pak se skuadra kryesuese e Vushtrrisë.

LEXO EDHE:

Back to top button