Skandali seksual, mbretëresha i heq titujt ushtarakë princit Andrew

Përkatësitë ushtarake dhe patronazhet mbretërore të Princit Andrew i janë kthyer Mbretëreshës, me miratimin dhe marrëveshjen e saj. Duka i Jorkut do të vazhdojë të mos marrë përsipër asnjë detyrë publike dhe do të mbrojë një padi civile në SHBA si qytetar privat, njoftoi sonte Buckingham Palace.

Kujtojmë se djali i tretë i Mbretëreshës së Britanisë së Madhe, Elizabeth është i përfshirë në çështjen e skandalit seksual të miliarderit Epstein, i cili ndërroi jetë në qeli. Çështja është hapur nga Virginia Giuffre e cila akuzon financierin Jeffrey Epstein, i cili u vetëvra në qeli në pritje të gjyqit, dhe partneren e tij Ghislaine Maxwell për abuzime seksuale kur ajo ishte ende e mitur në vitin 2001.

Gruaja pretendon se është detyruar të kryejë marrëdhënie intime me princin Andrewkur ishte 17 vjeç. Por ajo akuzon dukën e Jork dhe për stres emotiv të shkaktuar qëllimisht ndaj saj.

Në këtë mënyrë një gjykatës në New York, pranoi denoncimin e gruas, e cila shton se Princi Andrew e ka sulmuar seksualisht tre herë në vitin 2001 në Londër, New York dhe Bahamas, në rezidencat e Epstein.

LEXO EDHE:

Back to top button