Barcelona e nis mbarë 2022, fiton 3 pikë në Majorka

Skuadra e Barcelonës e ka nisur me fitore vitin 2022, duke shënuar fitore me rezultat minimal 0 – 1 në transfertë ndaj Majorkës. Katalunasit ishin më të mirë që nga minuta e parë, por rrugën drejt golit e gjetën vetëm një here.  Luuk de Jong rrezikoi dy herë nga fillimi i ndeshjes, por ishte i pafat duke goditur dy herë shtyllën, sidomos tek gjuajtja akrobatike.

Ndërkohë, holandezi arriti të shënoi me kokë pas një harkimi të Minguezas në fundin e pjesës së parë, që doli të jetë goli i fitores (44′). Majorka nga ana tjetër provoi disa herë përmes kundëraksioneve, mirëpo u mungoi finalizimi.

Me këtë fitore, Barcelona ngritët në pozitën e pestë me 31 pikë, derisa Majorka renditët në vendin e 15-të me 20 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button