Jyrgen Klop dërgon ofertë, pret përgjigjen e Milanit

Bisedimet në mes Milanit dhe Frank Kesi, për vazhdimin e bashkëpunimit janë vënë nën dyshim dhe që të dy palët janë larg nga marrëveshja. Kesi është në vitin e fundit të kontratës, andaj pritet që të sjell vendimin për të ardhmen e tij. Në këtë situatë, mund të përfitojë skuadra e Liverpullit, e cila ka dërguar edhe ofertë konkrete. Rosonerët kanë ofruar 6.5 mln euro në sezon, mirëpo agjenti i futbollistit kërkon pagesën me bonuset të arrijë në 9 mln euro.

Për Kesin kanë treguar interesim shumë skuadra të mirënjohura, të cilat kërkojnë që ta angazhojnë pa dëmshpërblim në fund të sezonit. Mediat në Itali, raportojnë se oferta e Liverullit është më konkrete, pasi që skuadra angleze është e gatshme që të paguajë 10 mln euro për sezon.

Trajneri Jyrgen Klop dëshiron që mesfusha të shtrëngohet më tej dhe beson se Kesi do të inkorporohet në ekipin e tij dhe do t’I sjell më shumë stabilitet.

LEXO EDHE:

Back to top button