VIDEO/ Mane, kartoni i verdhë më i shpejtë në Premierligë

Skuadrat e Çellsit dhe Liverpullit zhvilluan një derbi spektakolar në “Stemford Brixh”. Pas 90 minutave nuk kishte fitues , andaj rezultati mbeti i pandryshuar nga pjesa e parë, në të cilën dy skuadrat kanë shënuar nga 2 gola (2-2).

Mirëpo derbi i kreut të elitës angleze të futbollit kaloi nën shenjën e sumuesit të Liverpullit , Sadio Mane, i cili u ndëshkua me karton të verdhë, vetëm pas 5 sekondash loje!

Sulmuesi senegalez goditi me brryl mbrojtësin spanjoll të Çellsit, Azpilikuetën dhe u ndëshkua me karton të verdhë.

Ky është kartoni i verdhë më i shepjtë i treguar në Premierligën e Anglisë në 15 vitet e fundit, prej kur egzistojnë të dhëna të sakta në këtë kategori.

LEXO EDHE:

Back to top button